20 shkurt 2010

Zuniga i kërkuar në Spanjë

Mesfushori i Napolit, Juan Camilo Zuniga ka zgjuar interesim nga disa klube spanjolle që janë duke konsideruar mundësinë e transferimit të tij gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas medieve spanjolle, Sevilla dhe Atletico Madrid janë duke e përcjellë Zunigan tashmë disa muaj, por në garë kanë hyrë edhe Racing Santander dhe Espanyol.
Zuniga iu bashkua Napolit gjatë verës së vitit të kaluar për 8.5 milionë euro nga Siena, por ka dështuar të tregojë vlerat e tij në San Paolo.