20 shkurt 2010

Kapllani shënoi gol, por humbën

Futbollisti Edmond Kapllani, megjithëse shënoi gol për Koblenzin, nuk arriti të kthehet me një pikë nga Berlini. Union Berlini shënoi fitore me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së 23-të të Ligës së Dytë të Gjermanisë. Në minutën e 10-të, berlinasit kaluan në epërsi me golin e Dogan, ndërsa pas katër minutave (14’) Kapllani barazoi rezultatin 1:1. Dogan sërish shënoi në minutën e 28-të (2:1) dhe Hartmann realizoi golin e barazimit (2:2) në minutën e 48-të. Berlinasit siguruan fitoren në minutën e 59-të me golin e Stuffit. Kapllani luajti 90 minuta, ndërsa Ervin Skela futet në lojë në minutën e 78-të në vend të Gunkelit. Koblenzi zë vendin e 16-të me 18 pikë, ndërsa Unioni i shtati me 33 pikë.