20 shkurt 2010

Barcelona nuk e ndjek Fabregasin

Shanset e Arsenalit për të mbajtur kapitenin Cesc Fabregas këtë verë janë përmirësuar, pas lajmit se Barcelona nuk planifikon të bëjë përpjekje për transferimin e mesfushorit.
Në muajt e fundit kanë qarkulluar spekulime se reprezentuesi spanjoll mund të kthehet në Nou Camp, prej ku ishte larguar si 16 vjeçar.
Mirëpo, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë për The Times: “Ai nuk na josh. Arsenali transferoi disa futbollistë të rinj nga ne, njëri prej tyre ishte Cesc. Tani ai është duke luajtur mirë në Arsenal, nuk mund të them asgjë më tepër”.