20 shkurt 2010

Zarate dëshiron të qëndrojë te Lazio

Agjenti dhe vëllai i sulmuesit të Lazios, Mauro Zarate, ka reaguar për të qetësuar spekulimet të cilat e lidhin argjentinasin me një largim nga klubi romak.
Kërcënimet për kontratë më herët gjatë javës nxitën spekulime të cilat e lidhnin atë me një kalim në Ligën Premier, ku thuhet se janë të interesuar Arsenal, Liverpool dhe edhe Manchester City.
“Është normale që ka klube në botë të cilat interesohen për Mauro. Por askush nuk më ka kontaktuar deri tash. Edhe nëse do të kishte ndonjë ofertë, vëllai im nuk do të lëvizje pasi është i lidhur me fansat e Lazios”, ka thënë Sergio Zarate.