20 shkurt 2010

Ancelotti: Terry do të rikthehet në formë

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, pranon se John Terry nuk ka qenë në formën më të mirë në ndeshjen e fundit kundër Evertonit, por shpreson se ai do të tregojë aftësitë e tij në takimin e radhës.
Pasi iu lejua të pushojë në fitoren e javës së kaluar në kuadër të Kupës FA kundër Cardiff, për të qenë në shoqërim të gruas së tij, Terry do të rikthehet në fushë në udhëtimin e sotëm te Wolves.
“Pajtohem se Terry nuk ia doli mirë në ndeshjen e tij të fundit. Por askush nuk është i përkryer. Çdokush bën gabime në ndonjë moment. Kur i shoh paraqitjet e tij kundër Burnley, Hull dhe Arsenal, nuk mendoj se ajo që ka ndodhur ka ndikuar në formën e tij në fushë”.
“Ai është stërvitur shumë mirë këtë javë dhe është në formë të mirë. Ai është shumë i motivuar dhe mendoj se do të bëjë në paraqitje të mirë kundër Wolves”, ka thënë Ancelotti.