20 shkurt 2010

Guardiola: Kam besim në Henry

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se Thierry Henry është ende në planet e tij të ekipit të parë.
Henry nuk ka dalë në fushë në tre takimet e fundit të Barcelonës, por Guardiola thotë se francezi do të ketë rastin të luajë dhe të ndihmojë ekipin.
“Ai është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekip. Pak njerëz kanë aq shumë besim në Henry sa kam unë, por ne kemi 20 lojtarë të veçantë dhe unë e zgjedh ekipin ashtu si e shoh se përshtatet në secilin moment”.
“Qëndroj ende prapa Henry, por nuk mund të gjej përgjigje për tetë lojtarët të cilët nuk luajnë secilën javë”, ka thënë Guardiola./