16 shkurt 2010

Zamparini: Pastore në stol? Blasfemi

Pas serisë së shkëlqyer të fitoreve të arritur nga Palermo në javët e fundit, sicilianët janë dorëzuar në Romë. Dhe Mauricio Zamparini nuk ka qenë shumë i kënaqur: “Delio Rosi ka dashur të bëjë fenomenin dhe ka humbur ndeshjen. Të mos aktivizosh një lojtar si Pastore, është një blasfemi, dhe Zoti i futbollit ka vendosur të na ndëshkojë”.
Presidenti i sicilianëve, i njohur për shpërthimet e tij, është shprehur në lidhje me mundësitë për një kualifikim në Champions: “Më kërkojnë të çoj Palermon në Champions, por unë nuk mund të bëj premtime të parealizueshme. Kur luan kundër një skuadre të fortë në transfertë, diferencën e bëjnë episodet. Rezultati është i rëndë, ndërsa kur shifrat ishin 2-0 për Romën kemi qenë akoma në lojë”, ka thënë Zamparini.