16 shkurt 2010

Ranieri: Kampionati është i gjatë

Klaudio Ranieri po shijon suksesin e marrë në takimin e të shtunës: “Në aspektin e lojës ka qenë një ndeshje e bukur, shumë e ekuilibruar. E dinim se Palermo po kalonte një moment të mirë dhe e ka treguar këtë edhe në “Olimpiko”. Ka zhvilluar një futboll të bukur, ishte e vështirë të bëjë presing ndaj tyre. Kemi vuajtur pak në pjesën e parë, e dyta ka qenë më pozitive nga ana jonë. I kënaqur me aktivizimin e Totit? Po, ka arritur të luajë edhe 45 minuta të tjera. E rëndësishmja është që të stërvitet rregullisht. Championsi i siguruar? Kampionati është akoma i gjatë, janë shumë skuadra që synojnë këtë objektiv, kështu që është e rëndësishme të grumbullojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur”, ka thënë Ranieri.