Mauricio Zamparini është shprehur i skandalizuar nga protestat e Interit për vendimet e marra nga arbitri në ndeshjen kundër Sampdorias. Presidenti i Palermos, e ka komentuar kështu qëndrimin e drejtuesve milanezë: “Të dëgjosh zikaltrit që ankohen se po penalizohen nga arbitrat më bën të hidhem përpjetë.
Mbi të gjitha kur këto penalizime nuk ekzistojnë. Ata janë pushteti në futboll”. Por, numri një i siçilianëve ka lënë jashtë sulmit të tij Hoze Mourinjon që gjatë ndeshjes me Sampin ka bërë shenjën e prangave: “Veprimi i portugezit ka qenë simpatik”, ka thënë Zamparini.