Tone të qeta, por polemikat mbizotërojnë edhe tek Lacio. Presidenti i bardhekaltërve Lotito ka thënë se “është e nevojshme që struktura të përforcohet me mjete nëpërmjet sistemeve që japin siguri për vlerësimet që bëhen.
Lacio e njeh kulturën e humbjes, madje ndoshta ka qëndruar për shumë kohë në heshtje dhe ka pranuar disa situata të caktuara. Kemi arritur në një pikë që është e nevojshme të ngrihen disa pyetje, kur një sistem humb besueshmërinë. E kam fjalën për atë që i ka ndodhur Lacios në javët e fundit të kampionatit. Nuk kam folur asnjëherë në pesë vjet, tani e ndiej të nevojshme ta bëj këtë”.