04 shkurt 2010

Xhenoa, Preciozi kundër De Laurentisit

Presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi, ka replikuar ndaj presidentit të Napolit, De Laurentis. “Aurelio ankohet për arbitrat? Që duhen rregulla të reja është një gjë, por De Laurentis disa herë gabon duke krijuar tek tifozët idenë se ka një komplot të arbitrave. Ndoshta, do të ishte më mirë të komentohej episodi i penalltisë që i është dhënë Juventusit, që më ka befasuar. Të flasësh për komplote është e gabuar, të thuash se kampionati nuk është korrekt, pasi ke marrë 15 rezultate pozitive radhazi, nuk ka kuptim, sepse në disa raste edhe Napoli është favorizuar nga gabimet e arbitrave”, ka thënë Preciozi.