04 shkurt 2010

Prandeli: Kasano? Një mëkat i vërtetë

Çezare Prandeli nuk ka bërë asgjë për të fshehur zhgënjimin e tij për marrëveshjen e munguar me Antonio Kasanon: “Kemi provuar ta marrim pasi jemi njoftuar për pezullimin e Mutusë; është një mëkat që nuk ka ardhur, ishte lojtari i duhur për ne. Megjithatë, kemi marrë lojtarë të rinj me cilësi si Keirrison, Ljajiç dhe Bolati”. Trajneri i Fiorentinës është përqendruar më pas te gjysmëfinalia e Kupës së Italisë kundër Interit: “Do të jetë një ndeshje e madhe, duhet të japim maksiumin. Do të provojmë të bëjmë lojën tonë, duke ditur se para nesh do të kemi skuadrën më të fortë të Italisë”, ka thënë Prandeli.