04 shkurt 2010

Merkato, Maxarri: Doja vetëm Dosenën

Valter Maxarri është i kënaqur. Tekniku i Napolit ka vlerësuar pozitivisht fushatën e blerjeve të klubit gjatë merkatos së dimrit: “Në këtë moment të vitit duhet të plotësohet organika e skuadrave. Nëse duhej të vinte një lojtar i rëndësishëm, që në letër ishte superior në krahasim me lojtarët tanë, i pari që do të gëzohej do të isha unë. Por të tillë nuk kishte në merakto. Atëherë preferoj të mbaj lojtarët e mi, që kanë marrë 15 rezultate pozitive të njëpasnjëshme. Më duhej vetëm një mbrojtës i krahut të majtë dhe klubi ma ka plotësuar këtë kërkesë me një element cilësor si Dosena”, ka thënë Maxarri.