16 shkurt 2010

Xavi mungon dy javë

Barcelona e Pep Guardiolës nuk humbi vetëm ndeshjen ndaj Atletico Madridit dje, por edhe motorin e sulmit të saj, Xavi Hernandezin, raporton Marca.
Guardiola ishte befasuar me lajmin e keq të ardhur për të në mëngjs kur u njofuta se truri i tij në mesfushë do të mungoj për shkak të një përdredhje. Xavi ka çarë muskulin në këmbën e djathtë dhe do të jetë jashtë aksionit për dy javë, duke humbur ndeshjen ndaj Racing Santanderit dhe Malagës, ashtu si ndeshjen me Stuttgartin në CL. Paraqitja e tij në miqësoren me Francën më 3 Mars është gjithashtu i pasigurt.
Mungesë tjetër është Sergio Busquets, që së bashku me Keitan do të mungojnë në ndeshjen e radhës.