16 shkurt 2010

CR9: Dua çdo titull

Duke folur për Marca pak kohë para se të largohej nga Madridi për në Lyon, Ronaldo dha një intervistë, në të cilën, pas humbjes së Barcelonës ndaj Atleticos, tha se gara për titull është më e hapur se kurrë.
“ Ne jemi më të fortë se kurrë. Ne po luajmë për të gjitha, jo vetëm për La Ligën, por edhe për Ligën e Kampionëve.”
“ Jam i lumtur me dy golat e shënuar, por mbi të gjitha, për fitoren e ekipit. Ne e dinim se nuk do të dështonim dhe jemi përgjigjur. Ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë.” Përfundoi Ronaldo.
Real Madridi në ndërkohë ka arritur në temperaturë nën 0 shkallë Celsius në Lyon.