16 shkurt 2010

Beckham: Do të bëj gjithçka për të mposhtur Manchester United

David Beckham ka lëshuar një deklaratë intersante në drejtim të skuadrës së tij të zemrës Manchester United, kur të dyja klubet, Milani dhe United takohen nesër në tempullin magjik San Siro.
“ Do të bëj gjithçka për të mposhtur Manchester Unitedin.” Tha Beckham në një konferencë për shtyp.
“ Manchester United është ekip i madh, dhe të mposhtim ata na duhet një performancë fantastike, por edhe pak fat.”
“ Gjëja më e rëndësishme kur hyn në këto ndeshje të mëdha është që të jesh gati.”
“ Do të jetë emocionale për mua pasi që luaj për herë të parë ndaj Unitedit pas shtat vitesh largim.”
“ Është hera e parë që unë do të shpresoj që ata të humbasin. Unë luaj për Milanin dhe dua të fitoj Ligën e Kampionëve me këtë klub.” Përfundoi Beckham.