05 shkurt 2010

Werderi në minutën e 81-të siguroi fitoren

Skuadra e Werderit shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Herthas, në ndeshjen e javës së 21-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Hertha qendroi deri në minutën e 81-të kur edhe pësoi golin që i shkaktoi humbje. Në minutën e 66-të të ndeshjes, futbollisti Marin ka shënuar për rezultatin 1:0. Nuk shkuan as dy minuta dhe skuadra nga Berlini e barazoi rezultatin 1:1. Futbollisti Gekas shënoi dhe shifrat barazohen 1:1. Pizarro doli në skenë në minutën e 81-të dhe goli i tij ishte i artë, duke ia sjellë tri pikë të mëdha Werderit. Skuadra e Werderit zë vendin e gjashtë me 31 pikë, kurse Hertha më këtë humbje fundoset sa më shumë në tabelë dhe shkon drejt ligës së dytë gjermane.