05 shkurt 2010

Pse Ferguson ka dashur të emigrojë në Kanada?

Sir Alex Ferguson është trajneri më i suksesshëm i futbollit botëror. Ai me futboll ka kaluar pjesën më të mirë të jetës së tij, por ka pasur edhe çastet që e kanë bërë nervoz që të tërhiqet nga ky sporti më i popullarizuar në botë. Ferguson ka një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij si menaxher, por në vitet e 60-ta ai është munduar shumë për të depërtuar si sulmues nën fanellën e St. Johnstone “Kam luajtur për skuadrën rezervë dhe në një ndeshje kundër Airdrie pësova lëndim në fytyrë dhe isha jashtë fushe për disa muaj. Më vendosën një maskë të madhe në fytyrë. Pasi u ktheva nga lëndimi luajta disa ndeshje për rezervat. Humbëm 8:1, 7;0 dhe 9:2. Andaj thash ‘kaq nga unë – përfundova’. Fillova të nxjerr dokumente për të emigruar në Kanada”, tha Ferguson.