05 shkurt 2010

Dëshira e Marçelo Lipit: Kapelon në finalen e Botërorit!

Trajneri i kombëtares italiane, Marçelo Lipi, i “hedh dorashkën” Fabio Kapelos: “Dua të takohemi në finale, të shohim sëse do ta këndojë himnin”!Në një konferencë shtypi, tekniku Zxurr ka folur mbi gjendjen e ekipit që ai drejton, kur kanë mbetur edhe katër muaj nga Kupa e Botës. Listës së Lipit i mungojnë edhe 6-7 emra dhe kreu i pankinës italiane theksoi se po ndjek 25 futbollistë për të zgjedhur më të përshtatshmit. “Pjesa tjetër është e kompletuar”, shtoi ai.
Në fund edhe një “urim”: “Favoriti në gjithë botën është Brazili, kurse nga europianet Spanja. Por mua do të më pëlqente një finale Itali-Angli, për të parë se si do të sillet Fabio me himnin italian”.