09 shkurt 2010

Wenger: Titulli nuk fitohet me fëmijë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, më në fund ka pranuar se lojtarët e tij janë shumë të papërvojë për të mposhtur klubet e mëdha.
“Mosha jonë mesatare është 23 vjet dhe e Chelseat 29 vjet .Mendoj se kjo u tregua në momentet vendimtare në fushë. Ne duhet të japim gjithçka deri në sekondën e fundit në kampionat, çfarëdo që ndodh”.
“Nuk mund të pendohemi, dhe nëse Chelsea është më i mirë dhe e fiton titullin, ose nëse Manchester United, ne do t’i urojmë ata. Por kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar. Duhet të tregojmë dinjitet për ambiciet tona dhe ndonjëherë kjo do të thotë të luftojmë deri në fund”, ka thënë Wenger.