09 shkurt 2010

Wenger kthehet kah Chamakh

Sulmuesi i Bordeaux edhe më herët ishte cak i skuadrave të mëdha pasi që ai ishte fundamental në suksesin e skuadrës franceze, dhe është Arsene Wenger që po e mendon në trurin e tij transferimin e Chamakah.
Chamakh do të largohet nga Bordaux si transfer i lirë në fund të sezonit dhe për të janë treguar të intersuar një sërë skuadrash si Real Madrid, Liverpool apo Tottenham Hotspur.
Wenger gaboi rëndë që nuk transferoi asnjë sulmues gjatë afatit kalimtar dimëror, dhe tani është i detyruar të luaj me Andrey Arshavinin në qendër të sulmit, pasi që Robin Van Persie është i lënduar ashtu si Bendtner.
Tani transferimi i Chamakh duket mëse i mundur pasi që Wenger dëshiron të shfrytëzoj afatin kalimtar veror.
Chamakh kohë më parë deklaroi për L’Equipe: “ E ardhmja ime? Mirë, unë kam të gjitha letrat në duar. Unë do të zgjedh Premier Ligën, dhe nëse do të mund të zgjedh, atëherë do të shkoj te Arsenali.”