09 shkurt 2010

Ribery: Henry më fton te Barcelona

Franck Ribery thotë se sipas gjasave, ai do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, por destinacioni i tij mbetet i paqartë.
Duke folur për RTL Radio, Ribery ka thënë s ai është i gatshëm të largohet drejt Ligës Premier ose La Ligës pasi Bundesliga është një rang më poshtë se dy kampionatet më të mira të Evropës.
“Nuk do të jetë vendim i lehtë, jam mirë në Munich”, ka thënë Ribery, i cili ka thënë se është i informuar për interesimet nga Barcelona, Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea.
“Thierry Henrry? Ne kemi raporte shumë të mira dhe e di se ai dëshiron që unë të shkoj në Barcelona”, ka shtuar francezi./