10 shkurt 2010

Wenger nuk shqetësohet për spekulimet rreth Fabregas

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk është i shqetësuar për spekulimet e fundit të cilat e lidhin kapitenin e këtij ekipi, Casc Fabregas, me një largim drejt Barcelonës.
Katalanasit tashmë një kohë janë duke bërë presion në Arsenalin për të lejuar largimin e Cesc Fabregas dhe asnjëra palë, as Barcelona dhe as lojtari, nuk e kanë fshehur dëshirën për t’u ribashkuar.
Mbrëmë mediat spanjolle spekuluan se në mes të Barcelonës dhe Fabregas ekziston një marrëveshje verbale që lojtari të transferohet në Camp Nou në fund të sezonit, por Wenger thotë se nuk është duke u preokupuar me këtë gjë.
“Kjo absolutisht nuk më shqetëson. Ajo që më shqetëson më shumë është se ne përpiqemi në çdo mënyrë të fitojmë diçka. Por, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas gjashtë muajsh, dy vitesh ose pesë vitesh”, ka thënë Wenger.