10 shkurt 2010

Guti: Do ta mbyll karrierën te Reali

Mesfushori i Real Madridit, Guti, ka ripërsëritur dëshirën e tij për t’iu bashkëngjitur Interit, sidomos për faktin që atje luajnë dy nga miqtë e tij, Samuel Eto’o dhe Wesley Sneijder, mirëpo ai është i vendosur që t’i japë fund karrierës në Santiago Bernabeu.
“E kam thënë (që dua të luaj tek Inter), sepse Interi është një skuadër e madhe të cilën e përcjell rregullisht me dashuri. Dy nga miqtë e mi më të mirë, Sneijder dhe Eto’o, luajnë atje.
“Samu dhe unë filluam para shumë vitesh kur ishim fëmijë në skuadrën e Capellos. Rrugët tona të futbollit u ndanë, por miqësia mbeti e njëjtë”.
“Sa i përket Wesleyt, po të kisha qenë një drejtor ose trajner i Realit, asnjëherë nuk do ta kisha shitur. Mirëpo skuadra kishte nevoja të ndryshme ekonomike dhe ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë spanjolli për La Gazzetta dello Sport, megjithatë ai nuk mendon se do largohet ndonjëherë nga Los Blancos pasi i ka kaluar 24 vite te ky klub.
“Asnjëherë nuk jam larguar nga Reali dhe mendoj se do ta përfundoj këtu karrierën time në vitin 2011”, ka përfunduar Guti. /