21 shkurt 2010

Wenger dëshiron ta shesë Clichyn

Milani dëshiron të transferojë mbrojtësin e Arsenalit, Gael Clichy, ndërsa siç njoftohet menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, është pro këtij transferimi.
Sipas News of the World, mbrojtësi i krahut të majtë është njëri nga lojtarët që pëlqejnë Rossosnerët dhe konsiderohet si zëvendësues i Paolo Maldinit të larguar.
Sezonin e kaluar, Real Madridi ofroi 16 milionë funte për Clichy, ndërsa nëse Milani pajtohet të paguajë këtë shumë parash, atëherë Wenger mund t’i përdorte këto fonde për përforcimin e skuadrës.