21 shkurt 2010

Një vit më shumë për Van der Sar

Portieri veteran i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar, ka zgjatur qëndrimin e tij në Old Trafford edhe për një vit më shumë.
Holandezi, i cili në tetor mbush 40 vjet, ka nënshkruar edhe për një vit me Djajtë e Kuq, duke qenë se gjendja e tij fizike ia mundëson të jetë në formë të mirë.
“Do të më pëlqente të vazhdoja të luaj, kështu që vendosa të nënshkruaj një kontratë të re”, ka thënë portieri për News of the World.