21 shkurt 2010

Barcelona iu kthehet fitoreve

Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona, ka shënuar fitore me rezultat 4-0 në ndeshjen e kampionatit spanjoll ndaj Racing Santander, ndeshje kjo e zhvilluar në Nou Camp.
Blaugranët nuk lejuan të befasohen edhe një herë pas humbjes së vikendit ndaj Atletico Madrid. Madje djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola nuk u kursyen edhe në gola, duke shënuar katër të tilla, për ta shpërblyer trajnerin në ndeshjen e 100-të të tij në detyrë.
Serinë e golave për vendasit e hapi Andres Iniesta shtatë minuta nga fillimi i ndeshjes, ndërsa atë e dyfishoi Thierry Henry pas gati gjysmë ore lojë (29’). Rafael Marquez shënoi edhe golin e tretë të Barcelonës që në pjesën e parë (34’).
Pjesa e dytë solli vetëm edhe një gol tjetër për kampion, që ishte i veçantë për faktin se u shënua nga një i ri tjetër që po del nga ekipi spanjoll, mesfushori brazilian Thiago, që shënoi gjashtë minuta para fundit të ndeshjes.
Fitorja e mban Barcelonën pesë pikë mbi Real Madridin, që nesër mund ta ngushtojë atë përsëri në dy pikë, kur pret në fushë të vet një kundërshtar të vështirë, Villarrealin