20 shkurt 2010

Volves, gjobë për “rotacionin”!

Volverhemptoni është gjobitur me një shumë prej 25,000 stërlinash nga Premier Liga sepse ka aktivizuar një skuadër të dobët kundër Mançester Junajtid në dhjetor. Trajneri i Volvesit, Mik Mekarthi, bëri 10 ndërrime në skuadrën, që mposhti Totenhemin tri ditë më parë dhe pas humbjes 3-0 në “Old Trafford”, i futi sërish në lojë nëntë prej tyre duke fituar 2-0 kundër Bërnleit. Ky është rasti i parë kur “rotacioni” gjobitet.