20 shkurt 2010

Ferguson: Runi, “lideri” i Junajtid

Trajneri i Mançesterit: Forma e tij na jep besim. Eshtë ndër më të mirët në botë
Aleks Ferguson beson se Uejn Runi e meriton të konsiderohet ndër lojtarët më të mirë në botë dhe mund të jetë shumë pranë pasimit të hapave të ish-shokut të tij të skuadrës, Kristiano Ronaldo, në kurorëzimin edhe me titullin “Lojtari më i mirë në botë”.
Sulmuesi i Mançester Junajtid është duke kaluar një sezon të shkëlqyer dhe kjo formë i solli edhe dy gola në mesjavë kundër Milanit në fitoren 3 2 në ndeshjen e parë për 1/8 e Ligës së Kampionëve. Forma e Runit ka bërë që të bëhen krahasime me 42 golat e Ronaldos në sezonin 2007 08 në “Old Trafford”, që i dha atij titujt “FIFPro dhe FIFA Lojtari më i mirë i botës”.
Ferguson beson se forma aktuale e Runit e bën atë pretendent serioz për të marrë një titull të tillë në vitin 2010. “Nuk ka rëndësi se çfarë do të arrijmë ne, ai është pa dyshim lojtari ynë kryesor, ylli i javëve të fundit”, ka thënë Ferguson. “Ai është në formë aq të mirë dhe kjo na jep besim. Në muajt e fundit loja e tij ka marrë një hov të madh.
Ai ka qenë i jashtëzakonshëm. Në të shkuarën, golat e tij kanë qenë me hope, por tani ai është duke shënuar rregullisht dhe një golashënues duhet të gjykohet sipas golave që bën. Kjo është pjesa ku ai ka bërë përmirësimet më të mëdha dhe duhet të shihet në të njëjtin rang me lojtarë të mëdhenj sepse dëshmitë janë.” Nëse Junajtid shkon në finale të Ligës së Kampionëve, Runi ka rreth 19 ndeshje për të luajtur këtë sezon dhe mund të shënojë më shumë, por Fergusoni dëshiron t’u qëndrojë parashikimeve të veta. “Unë preferoj të mbaj si objektiv 30 gola për të këtë sezon”, ka thënë trajneri i Junajtid.