20 shkurt 2010

Siti, “zënka” Mançini-Belami

Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka pohuar se mosmarrëveshjet që ka pasur me sulmuesin Kreg Belami nuk janë të rënda. Shtypi ka shkruar se Mançini ka debatuar me sulmuesin uellsian në lidhje me dëmtimin e tij në gju. “Daily Mirror” ka shkruar sot se disa lojtarë të Sitit janë të pakënaqur me metodat e stërvitjes së Mançinit, por trajneri italian thotë se Belami mund të luajë nesër kundër Liverpulit dhe se “gjëra të tilla ndodhin në punë. Nuk ngritëm zërin, thjesht biseduam kokë më kokë”.