20 shkurt 2010

Vieira, tri javë skualifikim

Mesfushori i Mançester Sitit, Patrik Vieira, nuk do të luajë tri ndeshjet e ardhshme në Premier Ligë pasi është ndëshkuar për një ndërhyrje të dhunshme nga Federata Angleze e Futbollit. Vieira u ndëshkua dje për goditjen ndaj Glen Uilanit të Stok Sitit gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Premier Ligës mes këtyre skuadrave, që përfundoi 1-1. Arbitri Alen Uilei nuk e pa atë incident, por u shpreh para federatës se do ta kishte ndëshkuar Vieiranë nëse do ta kishte parë.