18 shkurt 2010

Vidic: Nuk e kam ndërmend të largohem

Mbrojtësi i Manchester United Nemanja Vidic ka tentuar të hesht spekulimet që e lidhnin at me një largim nga Old Trafford, duke thënë se ai do ta respektoj kontratën me United, e cila skadon në vitin 2012.
Vidic ishte lidhur me skuadra si Milan, Barcelona, Real Madrid apo Manchester City.
28 vjeçari nuk ka luajtur që një kohë të gjatë dhe është spekuluar si ka patur acarrime por ai i ka mohuar të gjitha këto në një intervistë për të përditshmen Serbe Vecernje Novosti.
“ Dua të përsëris për të 100-tën herë. Kontrata ime me United është deri në vitin 2012 dhe unë dua të qëndroj në Old Trafford deri në ditën e fundit të saj.”
“ Vetëm kjo është e vërteta, gjithçka tjetër është gënjeshtër.”
“ Jo, jo, jo, unë kam krijuar një karrierë në Manchester United dhe do ta respektoj kontratën maksimalisht. Askush nuk më ka kontaktuar e lëre më të bisedoj me mua.”
“ Unë së pari pata një problem me muskul, por fillova stërvitjet shumë herët, meqë rast dhimbjet janë kthyer.”
“ Jam mirë me shëndet…ndjehem i fortë dhe besoj se mund të rikthehem.” Deklaroi Vidic.