18 shkurt 2010

FIGC e nevrikosur me gabimet e gjyqtarit në ndeshjen Bayern – Fiorentina

FIGC (federata italiane e futbollit) e ka vënë në pikëpyetje standardain e referimit të UEFA-s në Ligën e Kampionëve pas disfatës së Fiorentinës nga Bayern Muncheni pas golave kontravers dhe protestave të mëdha.
Vendimet e Tom Henning Ovrebos gjatë ndeshjes e kanë lënë Fiorentinën një hap larg fazës tjetër, dhe për këtë arsye zyrtarët e FIGC janë tejet të nervozuar me UEFA-n.
“ Të gjithë mbrëmë e kanë parë dobësinë dhe gjithë ajo u pa, besoj se e dini se për çfarë po flas.”
“ Një gabim i madh është bërë në fazën e Ligës së Kampionëve, që ka peshë të madhe. Por, ajo që më brengos është përgaditja e referëve për këso lloj ndeshjesh të mëdha.”
“ Ndeshjes ju ndrshua kahja nga gjyqtari dhe asistentët e tij të cilët nuk ishin në standardet e duhura.”
“ Gabimi është katastrofal pasi që po flasim për metra, dhe jo centimetra.” Theksoi Giancarlo Abete, presidenti i FIGC.
Para golit kontravers, Overbo nuk pranoi golin e Gomezit dhe akordoi penaltinë që nuk ekzistoi në Franck Riberyn.
Më vonë, ai e skuqi Massimo Gobin për një goditje me bërryl që gjithashtu është e dyshimtë.
Dhe, gabimi i fundit dhe më katastrofali i mbrëmjes ishte ai kur asnjëri prej gjyqtarëve nuk e kanë parë Klosen dy metra në offside, e qe në zhargonin futbollistik njihet si offside i thellë.
Ovrebo ishte fajtori kryesor pse Barcelona fitoi titullin e Ligës së Kampioënve, pasi që në gjysmëfinale dëmtoi rëndë Chelsean.