18 shkurt 2010

Berlusconi: Leonardo, kujdes !

Presidenti i Milanit Silvio Berlusconi ka lëshuar breshëri lavdatash për lojtarët e tij duke thënë se mund të fitojnë gjithçka, por thotë se njerëzit që e drejtojnë skuadrën kanë ide të gabuara.
Berlusconi nuk është aspak i kënaqur me humbjen 3-2 nga Manchester United në San Siro.
Ai është i sigurtë se Milani do të fitonte nëse do të implementoheshin taktika të duhura, meqë rast ia ka tërhequr vërejtjen Leonardos.
“ Milani është ekip i madh, por vetëm nëse i lë lojtarët të luajnë si duhet.”
“ Milani mund të fitoj gjithçka këtë vit, nëse i lënë lojtarët të luajnë mirë.”
Berlusconi vazhdoi:
“ Unë jam presidenti më i suksesshëm në futboll.”
Përderisa ai nuk përmendi emra në deklaratën më lartë, mund të kuptohet se kjo ishte një vërejtje në drejtim të Leonardos dhe staffit të tij.