21 shkurt 2010

Vermaelen: Do ta mposhtim Porton në Emirates

Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, beson se Topçinjtë do ta përmbysin rezultatin e Portos në ndeshjen kthyese në Emirates Stadium.
Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, Arsenali u mposht me rezultat 2-1 si mysafir i Portos, ndërsa Vermalen mendon se në ndeshjen e kthimit ekipi i tij do të shfaqë shpirtin luftarak para tifozëve të vet.
“Duhet ta fitojmë ndeshjen në shtëpi dhe jam i sigurt se do të kualifikohemi. Mendoj se kemi kualitet për ta bërë këtë”, citohet Vermalen nga The Mirror.