21 shkurt 2010

Leonardo: Nëse Berlusconi dëshiron largimin tim duhet ta thotë

Trajneri i Milanit, Leonardo, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit Silvio Berlusconi duke thënë se është i gatshëm të braktisë Rossonerët nëse këtë e dëshiron presidenti.
Të mërkurën, gjatë një konference për shtyp, Berlusconi tha se Milani do të ishte shumë më i mirë nëse përgjegjësit do ta lejonin skuadrën të luajë.
“Unë nuk kam asnjë problem. Nëse presidenti mendon se unë duhet të largohem, atëherë ai duhet të thotë vetëm një fjalë”.
“Ai e di se nëse kjo përfundon, atëherë unë do të vazhdoj të ec përpara. Unë jam i qetë, jo i shqetësuar”.
“Të gjithë e dinë si kam arritur deri këtu, por krejt çka më nevojitet është një fjalë nga presidenti dhe do të vije një trajner i ri”, u ka thënë Leonardo gazetarëve.