21 shkurt 2010

Ancelotti: Gara për titull është e hapur

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se gara për titullin e Ligës Premier vazhdon të jetë e hapur, përkundër se Blutë u distancuan katër pikë nga Manchester Unitedi.
Chelsea fitoi me rezultat 2-0 kundër Wolverhamptonit, ndërsa Unitedi u mposht 3-1 nga Evertoni, kështu që lideri u përforcua edhe më shumë në krye të tabelës.
“Hyjmë në ndeshje duke e ditur se kishim mundësi të përmirësojmë pozitën tonë pas rezultatit të Manchester Unitedit. Lojtarët ishin të vetëdijshëm se United ka humbur dhe ne arritëm të shfrytëzojmë këtë situatë”.
“Mirëpo, do të ketë shumë ndeshje prej tash e deri në fund të sezonit dhe asgjë nuk është vendosur në këtë moment. Ende ka shumë pikë në lojë”, ka thënë Ancelotti për Press Association Sport.