Ventura ka qenë i zhgënjyer pas humbjes kundër Milanit. Por, tekniku i Barit ka gjetur tek vendimet e arbitrit Gava një justifikim të vlefshëm: “Ka qenë e vështirë për ne të gjenim hapësirat, sepse Milani nuk ka krijuar shumë të tilla. Në momente të tjera të takimit kemi luajtur më mirë. Nëse analizojmë ndeshjen Zhile nuk ka bërë asnjë pritje të madhe.
Më vjen keq vetëm për penalltinë, do të kishte qenë më interesante ndeshja. Kjo është pjesë e futbollit, por nëse nuk na jepet një penallti e tillë gjithçka bëhet më e vështirë për ne, - ka deklaruar trajneri i bardhekuqve. - Edhe kundër Sampdorias jemi penalizuar, por duhet të ulim tonet dhe të pranojmë gabimin. Nëse në çdo rast shpërthen lufta e tretë botërore nuk është një gjë e mirë, edhe pse ata që ankohen fitojnë gjithmonë diçka. Por Milani e ka merituar fitoren, sepse është një skuadër më e mirë dhe ka luajtur më mirë se Bari”.