Fitorja e Leonardos. Pas kritikave të presidentit Berluskoni, tekniku i Milanit ka shijuar suksesin e bukur të marrë ndaj Barit: “Pas humbjes të së mërkurës kishte rëndësi të ringriheshim. Paraqitja e skuadrës ka qenë perfekte. Ka qenë një sfidë e vështirë, edhe pse Bari nuk është në maksimumin e formës. Kemi arritur të kontrollojmë ndeshjen, duke ruajtur kontrollin e topit gjatë gjithë kohës dhe ka qenë një paraqitje e plotë, - ka deklaruar trajneri brazilian.
- Dinjo ka luajtur në pozicione të ndryshme, ai po kupton gjithnjë dhe më shumë se ku duhet të qëndrojë në fushë. Sa herë që ka kontrollin e topit arrin të jetë i rrezikshëm. Borrielo? Po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. Berluskoni? Polemikat nuk kanë rëndësi, gjëja më e rëndësishme është ndeshja. Presidentit nuk duhet t’i them asgjë, atë që doja të thoja e kam thënë. Mendoj për skuadrën, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Dua vetëm të arrij gjithmonë dhe më lart”.