03 shkurt 2010

Van Gaal: Reali lëvizje e gabuar për Ribery

Trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, ka porositur mesfushorin francez Franck Ribery të harrojë transferimin te Real Madrid.
Van Gaal i ka thënë Ribery se ai do të bënte një hap të gabuar nëse do ta vazhdonte karrierën e tij te Reali i Madridit.
“Do të doja që Franck Ribery të qëndrojë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Ai e di se, në Madrid, yjet nuk luajnë gjithmonë dhe mund të jetë zëvendësues si Van der Vaart, Van Nistelrooy dhe Raul”, ka thënë trajneri holandez