03 shkurt 2010

Palermo nuk heq dorë nga Behrami

Palermo, do të përpiqet të transferojë mesfushorin e West Ham United, Valon Behrami, edhe gjatë verës.
Klubi i Serie A u përpuq ta rikthejë atë në Itali edhe në afatin kalimtar të janarit, por nuk arriti të bindë West Hamin ta shesë shqiptarin me nënshtetësi zvicerane.
Palermo është e gatshme të paguajë 7 milionë funte për mesfushorin, që mund të funksionojë gjatë verës nëse West Ham gjen një zëvendësim të përshtatshëm për Behramin.
Mediat italiane përsërisin se Walter Sabatini, drejtori sportiv i Palermos, ka raporte te mira me kosovarin dhe nuk do të heqë dorë në përpjekjen për ta sjellë atë në klub gjatë verës.