03 shkurt 2010

Leonardo: Doja të nënshkruar me Keirrison

Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se ai ishte përpjekur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Keirrison, para se këtë ta bëjë Fiorentina.
Sulmuesi brazilian iu bashkua Violas të hënën në një marrëveshje dyvjeçare huazimi nga kampioni i Evropës.
“Jam i lumtur që Keirrison ka arritur në Serie A. Jo aq shumë pse ai iu bashkua Fiorentinas dhe ekipi im mund të përballet me të, por sepse jam tepër i bindur nga potenciali i tij. E di se Milani u përpoq të nënshkruajë me të, por nuk kam pendime. Kam një ekip të fuqishëm. Jam kurioz ta shoh Keirrison në Serie A”, ka thënë Leonardo