19 shkurt 2010

Van Basten mbështet Huntelarin

Klas Jan Huntelar ka gjetur mbështetësin më të mirë të mundshëm Marko Van Basten, që në shtëpinë e kuqezinjve është një idhull. Ish-sulmuesi i Milanit ka dalë në mbrojtje të bashkkombasit që të martën në mbrëmje kundër Mançester Junajtid ka koleksionuar paraqitjen zhgënjyese të radhës: “Eshtë e drejtë të mbështetesh tek një lojtar si ai, që është i ri.
Nuk e di pse është zëvendësuar me Junajtid, por edhe pse ka bërë disa gabime unë do ta kisha lënë në fushë”. Holandezi i ri kundër formacionit të Fergusonit ka patur rastin për të fshirë dyshimet e shumta që janë ngritur mbi të dhe e ka humbur. Nuk dihet nëse Leonardo do të dëgjojë këshillat e Van Bastenit dhe do t’i japë një mundësi tjetër. Edhe pse ish-sulmuesi i kuqezinjve i ka bërë komplimenta Milanit për marrjen e 26-vjeçarit, verën e kaluar.