19 shkurt 2010

Inzagi, akoma i zhgënjyer me Leonardon

Ndeshja e humbur në Champions, përveç zhgënjimit të madh, i ka lënë një shije të hidhur Pipo Inzagit. Sulmuesi, në fakt, është aktivizuar në pjesën e dytë. Në minutën e 75-të ka dalë Huntelar dhe është futur SuperPipo, por para aktivizimit të sulmuesit italian është zhvilluar një skenë e veçantë.
Leonardo ka tentuar më shumë se një herë, më kot, të flasë me Inzagin për t’i shpjeguar detyrat e fundit taktike, por lojtari ka shikuar drejt, pa e vënë re braziliani, dukshëm i pakënaqur për aktivizimin e tij të vonuar. Ndeshja me Mançester Junajtid ka qenë vetëm pika që ka bërë që kupa të mbushet plot. Pipo në të vërtetë është kthyer në fushë pas një seria të zgjatur qëndrimesh në stol dhe për herë të fundit në kampionat ka luajtur kundër Livornos në 11-të minutat e fundit, ku MIlani barazoi 1-1.