09 shkurt 2010

Valon Behrami mund ta braktisë West Ham United

Raportohet se mefushori i West Ham United, Valon Behrami nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara në Boleyn Ground dhe sipas tabloidit anglez, The Sun, ai mund të largohet gjatë verës.
Klubi anglez i detyrohen edhe 2.5 milionë £ nga gjithsej 5 milionë £ nga marrëveshja që u nënshkrua me Lazion në lidhje me Behramin në vitin 2008.
Reprezentuesi zviceran ende nuk është mësuar me jetën në Londër dhe sipas një raporti edhe familja e tij është e pakënaqur.
Anësori ka qenë i lidhur me transferime tek klube të njohura si: Manchester City , Arsenal dhe Manchester United.
Sidoqoftë, një rikthim në Itali është më i pëlqyer. Palermo kohët e fundit ka shfaqur interesim përderisa edhe Juventus dëshiron të njëjtën gjë.