09 shkurt 2010

Top 10 gjërat në Itali vs Angli

Me dy super duelet Italo-Angleze shumë pranë zhvillimit në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Manchester United dhe Milan e nga ana tjetër Inter kundër Chelseat, unë do të prezantoj dhjetë fakte të mundshme, të cilat ndoshta do të ndodhin por që hyjnë në suazat satirike…

10. Manchester United do të mposht Milanin në San Siro me Nanin dhe Rooneyn që do të vrapojnë si të çmendur pas takimit. Pas ndeshjes, United do të thotë se kjo është ajo që bëjnë zakonisht ndaj ekipeve që financohen nga Fly Emirates. Silvio Berlusconi do të ndërpres atë kontratë me Fly Emirates dhe do të kthehet kah LG pasi që Fulham mposhti Manchester Unitedin.

9. Pasi që Milani do të humb ndeshjen e parë, zëvëndës presidenti i Milanit Adriano Gallinai do të deklarojë se “ nëse Mancinit do ti lejohej të luante, ne do të fitonim.”

8. Pesëqind tifozë të Chelseat pas humbjes së skuadrës së zemrës do të dalin si budallenjë nëpër qytetin e Milanos, meqë rast do të zënë dhe do ta rrahin për spital një njeri pa flok që përngjan në gjyqtarin Tom Henning Obrevo. Në fakt ata e morrën atë për Ovrebon, por pas konstatimeve doli të ishte Adriano Galliani.

7. Marcello Lippi do të shikoj takimin Inter vs Chelsea në mënyrë që të shoh disa prej lojtarëve Italian për së afërmi. Por, ska se çfarë të shoh. Në fund ai thotë : “ Shpresova se mos Fabio Borini do të luaj ndonjë minutë në fund për Chelsean.”

6. Të dashurat dhe gratë e futbollistëve të Interit do të ikin me Aeroplan në Antarktidë për të qenë sa më larg John Terryt. Një zëdhënëse e tyre tha: “ Ne duhet të largohemi. Ai është i parezistueshëm.”

5. Chelsea fiton, dhe trajneri i Interit Jose Mourinho do të pohoj se Chelsea i tij ka fituar, jo i Carlo Ancelottit. Ai gjithashtu refuzon të shtrëngoj duart me Ancelottin, dhe nuk do të flas për shtypin italian për pjesën e mbetur të sezonit.

4. Sulley Muntari nuk do të mund të udhëtoj për në Londër në ndeshjen kthyese pasi që humbi pasaportën. Është zbuluar tek në qershor se një zyrtar i Interit ja ka fshehur atë, për të rritur gjasat e Interit për të fituar.

3. Për të shtatmbëdhjetën herë me radhë, komentatori më i famshëm anglez David Pleat do të gaboj përsëri në gjeografi. “ Petr Cech dhe Marek Jankulovski janë asete shumë të mira për Çekosllovakinë.”thekson Pleat. “ Portugalia duhet të jetë krenare me Ronaldinhon dhe Julio Cesarin, pasi që ata do të tentojnë të rrëzojnë perandorinë romake të Michael Ballackut.”

2. Pas paraqitjes fituese të Patos në Old Trafford, eksperti i futbollit nga Sky Sport Jamie Redknapp i thotë atyre që e dëgjojnë (jo shumë personave) se sa e adhuronte Paton. Ky është i njëjti Pato ashtu siç tha ai në Nëntor:” Të them të drejtën, unë nuk di asgjë për të. “ Phill Thompson shton se Diego Milito ka bërë mirë që ka ndëruar pozitën nga mbrojtësi në sulmues, pasi që e ka edhe një vëlla tjetër në atë pozitë.

1. Dhe ëmbëlsirën si zakonisht për fillimin e fundit. Marco Materazzi fyen Frank Lampardin dhe familjen e tij, duke e detyruar të dal jashtë taktit, dhe si pasojë të marr karton të kuq. Pas ndeshjes Materazzi thotë se kjo shkon sipas traditës, Beckham në 2002, Rooney në 2006 dhe tani ishte radha e Lampit.
Pas ndeshjes, Materazzi do të festoj me një maskë të Vanessa Peroncel, para se të ndëroj fanelat me lojtarët e Chelseat.