09 shkurt 2010

Milan nuk do ta transferoj Dzekon

Edin Dzeko nuk do të transferohet te Milani pasi që klubi nga Milanello nuk mund të siguroj 40 milion euro, shumë të cilët e kërkojnë gjermanët e Wolfsburg për sulmuesin boshnjak.
TMW raporton se Milani është dorëzuar në garën për Dzekon pasi që ai kushton shumë shtrenjtë. Dzeko është ndjekur nga rosonerët që nga vera, me raporte në Janar të cilat thonin se ata ende e dëshirojnë atë.
Është raportuar dhe një interesim i shtuar i Ancelottit për të, dhe e ardhmja e Dzekos pritet të vendoset në prill.
Sipas të gjitha gjasave, dhe sipas zërave nga qyteti i modës, është shumë e mundshme që Mario Balotelli gjatë verës të kaloj në radhët e kuq e zinjve. Mirëpo, pengesa është Massimo Moratti që nuk e ka për simpati rivalin lokal.