04 shkurt 2010

United kërkon Buffonin

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është duke u përcjellë nga kampioni i Anglisë, Manchester United, duke qenë se ai mund të ndërrojë skuadër nëse Juve nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Tuttomercatoweb.com njofton se Djajtë e Kuq janë duke shqyrtuar opsionet e tyre për zëvendësimin e Edwin Van der Sar, i cili pritet të largohet këtë verë.

Ditë më parë Buffon tha se nuk mund të paramendonte të mos luajë në Ligën e Kampionëve, ndërsa kjo ka nxitur spekulime se ai mund të largohet nga bardhezinjtë.