04 shkurt 2010

Kaka drejt Juventusit?

Mediat italiane njoftojnë se Real Madridi dëshiron t’ia ofrojë brazilianin Kaka Juventusit, ndërsa për shkëmbim dëshiron dyshen Diego dhe Giorgio Chiellini.

Kaka nuk po gjen formën e tij më të mirë në Santiago Bernabeu, ndërsa Sportmediaset.it njofton se ai mund të rikthehet në Serie A.

Vështirë se do të pranojë Juventusit një shkëmbim të tillë, duke qenë se të dy lojtarët i konsideron si pjesë e skuadrës në të ardhmen, mirëpo në futboll gjithçka mund të ndodhë.