04 shkurt 2010

Albiol: Nuk varemi nga Ronaldo

Në një konferencë të sotme për shtyp, mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, ka deklaruar se Los Merengues nuk varen nga Cristiano Ronaldo.
“Cristiano Ronaldo është njëri nga më të mirët në botë, por ne jemi skuadër. Kemi shumë lojtarë dhe madje edhe pas lëndimeve dhe suspendimeve, kemi dëshmuar se kushdo që luan ne e ruajmë kualitetin tonë”.
“Skuadra ka kapacitet që të fitojë me apo pa Cristianon”, citohet spanjolli nga AS.
Fjalët e Albiol janë vërtetuar në ndeshjen kundër Deportivo La Corunas, kur Reali shënoi fitore 3-1 si mysafir.